Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht nga Chicago Fire para mediave, derisa ditë më parë e kompletoi kalimin nga Lyoni.
Anësori shqiptar me pasaportë shqiptarë është shprehur i lumtur që ka arritur marrëveshje me klubin nga MLS, duke shpresuar që të japë më të mirën për skuadrën
Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në SHBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për 6 muaj, andaj jam i gatshëm”.
“Në fund, trajneri do të vendos për gjërat tjera, por unë jam i gatshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë jam këtu për të fituar”, ka deklaruar Shaqiri në konferencë për media.
Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, shkruan Telegrafi.
Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024




















