Sipas raportimit të “The Index Spectator” ofertat e së ardhmes në tregun rus kanë rënë për 14 %.
Ky lajm vjen vetëm për pak orë pasi Rusia ka vendosur të njohë pavarësinë e 2 republikave të vetshpallura brenda territorit të Ukrainës.
Lidhur me këtë çështje kanë reaguar liderët perëndimorë, ndërsa së shpejti pritet që edhe presidenti i Ukrainës t’i drejtohet popullit të Ukrainës.
Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar lidhur me këtë.
Biden pritet që së shpejti të dalë me një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë investimin, tregtinë dhe financimin nga shtetasit amerikan në 2 rajonet e njohura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka deklaruar se e kanë pritur këtë veprim të Rusisë, ndërsa ka thënë se vendimi i SHBA-së do të vijë shumë shpejtë.