Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, territore të cilat janë brenda Ukrainës, përcjell InLajmi.
Meta e dënoi këtë akt unilateral sepse sipas tij është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe e marrëveshjes së Minskut.
Gjithashtu presidenti i Shqipërisë theksoi se kjo njohje minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Në fund ai thekson mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se Shqipëria qëndron e bashkuar me paranterët dhe aleatët në mbështetje të saj.
Postimi i plotë i tij:
Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës. /InLajmi/