Shefja e Grupit Parlamentarë të LVV, Mimoza Kusari Lila, së fundmi në një konferencë për media është pyetur nga mediat lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike,derisa ka thënë se tashmë ky vendim është i mbyllur, raporton InLajmi.
“Ne mbesim të angazhuar në kuadër të komisionit për ekonomi për të mbikëqyrur punën e ZRRE-së .Edhe sot kemi takim, pra rruga për plotësim të ndryshimit shkon përmes komisioneve dhe diskutohet në seancë të Kuvendit nëse ka nevojë. Por, procesi për shtrenjtim është i mbyllur”,ka thënë Kusari Lila./InLajmi/