I pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, raporton InLajmi.
“Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës jemi mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës”,thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.
Tutje Konjufca ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Në anën tjetër ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të 2 popujve dhe vendeve tona mike./InLajmi/