Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se këtë të hënë ka qëndruar në Tiranë ku është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se takimi i tyre ishte miqësor, ku pjesë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri.
Më pas Hoti tha se koordinimi i shqiptarëve është faktori kryesor për zhvillimin politik e ekonomik në Ballkanin Perëndirmor.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Tiranë takova Presidentin Meta. Në një takim shumë miqësor, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar pa asnjë protokol dhe burokraci. Shqiptarët janë faktor vendimtar në zhvillimet politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor vetëm kur janë të koordinuar./InLajmi/