Këngëtarja e njohur kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi, së bashku me 2 DJ e njohur kosovarë, DJ PM dhe DJ Dagz thyen çdo rekord me këngën e re të titulluar, ‘’Hana’’, përcjell InLajmi.
Publiku e ka pritur mjaft mirë këtë këngë e cila është realizuar edhe me videoklip.
Projekti në fjalë ka arritur një sukses të madh, duke u renditur si kënga e 27 në videot muzikore në të gjithë botën.
Fifi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet renditja globale e këngëve.
“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi./InLajmi/