Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se i duket që do të arrihet konsensus i nevojshëm për qeverinë e pakicës.
Ai gjithashtu theksoi se pret informacion përfundimtar për rezultatin e negociatave për formimin e ekzekutivit të ri malazez.
“Pra, a do të jetë një qeveri e pakicës me mandat njëvjeçar, ose tjetra që do të mund të zgjaste më shumë, edhe deri në fund të mandatit të këtij parlamenti, do të shohim nga përmbajtja e bisedimeve që po zhvillohen aktualisht”, u tha Gjukanoviq gazetarëve në Bruksel, shkruan Vijesti,
Gjukanoviq ka theksuar se nëse nuk ka marrëveshje për qeverinë e pakicës, ka mundësi të tjera, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua çështja e parë është gjithmonë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo nuk është zgjidhja, ne po hyjmë në skenarin e një qeverie kalimtare, teknike, që do të thotë që të gjitha partitë parlamentare do të kenë përfaqësues në të”, tha Gjukanoviq.
















