Eduart Grishaj ka komentuar rreth debatit që pësoi shpallja e fituesit të “Big Brother VIP”
Pas përfundimit të BBV, tema kryesore e ditëve të fundit ishte mërzia e Donaldit për humbjen e tij.
Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
Ai gjithashtu tha në emisionin “Wake Up “ se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve në momentin kur ata humbin diçka
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”,është shprehur Grishaj, përcjell lajmi.net
Ndryshe Grishaj është bashëshorti i moderatores, Arbana Osmani.