Autoritetet Shëndetësore në Britaninë e Madhe njoftuan sot se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38.409 raste të reja me Covid-19 ndërkohë që kanë humbur jetën 15 persona.
Ditën e djeshme u regjistruan 35 696 raste të reja dhe 74 viktima.
Sipas shifrave zyrtare indeksi në javën e fundit si për infeksionet e reja ashtu edhe për vdekjen është në rënie krahasuar me ato të javëve të mëparshme, transmeton abcnews.al.
Në veçanti 7 ditët e fundit kanë sjellë një rënie të infeksioneve me 80.5% dhe të vdekjeve me 19.1% në krahasim me javën e shkuar.