Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka njoftuar se në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla , atë të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe të Bosnje Herzegovinës, Bisera Turkoviq, përcjell InLajmi.
Xhaçka ka thënë se ky takim është i frytshëm derisa ka bërë të ditur se është biseduar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kçy të Gjermanisë në zhvillimin e vendeve të rajonit.
Ajo është zotuar për thellim të bashkëpunimit me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Herzegovinën dhe Gjermaninë.
Postimi i plotë i saj:
Takim i frytshëm me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani, të Kosovës , Donika Gervalla dhe të Bosnje Herzegovinës , BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.
Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ./InLajmi/