Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në 3 ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist.
Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e 2-të.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.
E starti i fuqishëm i sulmuesit shtatlartë nuk ka kaluar pa u vënë re nga La Liga.
Ajo në profilin e tyre zyrtar në Twitter në gjuhën angleze e ka përgëzuar Mallorcan për transferimin e tij, shkruan Gazeta Express.
“Vedat Muriqi në La Liga: 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë nënshkrimi, Mallorca”, shkroi liga spanjolle.