Mbretëresha Elizabeth është infektuar me koronavirus vetëm disa ditë pas Princi Charles dhe Camillas, ka konfirmuar Pallati Buckingham.
Monarkja 95-vjeçare po kalon “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin” por pret të vazhdojë detyrat mbretërore gjatë javës që vjen.
“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thanë nga pallati përmes një deklaratë.
Mbretëresha kishte qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar, transmeton abcnews.al.
Ky lajm vjen vetëm 2 javë pasi Mbretëresha arriti jubileun e saj historik Platinum, duke festuar 70 vjetorin në fron më 6 shkurt. Mbretëresha mendohet se ka marrë të 3 dozat e vaksinës. Mjekët kërkuan që të pushonte që nga tetori pasi kaloi një natë në spital.