Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, i ka bërë thirrje edhe njëherë Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore.
“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore.E kaluara nuk ka kaluar ende, meqë krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”, shkroi ai./InLajmi/