I pari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me skeçin e ri të Vedat Bajramit e që është si imitim për Jakup Krasniqin, përcjell InLajmi.
Ai protagonistët e serialit “Stupcat” i quan palaço.
Klinaku thekson se edhe para 6 viteve ka reaguar ndaj aktorëve të serialit “Stupcat” për humorin e tyre për UÇK-së mirëpo shumica e kishin kundërshtuar sepse atëherë kishin shumë përkrahës.
Klinaku thotë se çlirimtarët tani ndodhen në Hagë dhe këta palaço po gjejnë mundësinë të tallen me ta me humorin e tyre pa shije.