Fustani ikonë i mbretëreshës së popit Madonna që ajo veshi në videoklipin e këngës ‘Material Girl’ së bashku me bateritë e grupit legjendar ‘The Beattles’ kanë dalë në ankand në Kaliforni.
Veshja e stilit të ‘Merlin Menro’ e përbërë nga një fustan rozë saten së bashku me byzylykë me diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000 deri në 200,000 dollarë. Fustani u shfaq fillimisht në një prodhim televiziv të vitit 1980 për aktoren e njohur Merlin Monroe dhe u mor me qira nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin “Material Girl” të artistes. Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në këngën “Diamonds Are a Girl’s Best Friend” për filmin e vitit 1953 ‘Gentlemen Prefer Blondes.

“Është një nga veshjet më historike dhe më ikonike të Madonna-s…,”thotë drejtori i ankandit Darren Julien .
Gjithashtu në ankand do të dalë edhe teksti i shkruar me dorë i të njohur kompozitorit amerikan Bruce Springsteen dhe një e këngëtarit Bon Jovi, që ai veshi për kopertinën e albumit “Slippery When Wet” të vitit 1986.





















