Turqia gjatë ditës së fundit ka regjistruar mbi 87 mijë raste të tjera të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 87.411 infeksione të reja me Covid-19, 264 vdekje dhe 102.094 pacientë që fituan betejën kundër virusit.
Brenda ditës së fundit, autoritetet shëndetësore kanë kryer 463.855 teste të dyshuara për Covid-19.
Për të luftuar përhapjen e koronavirusit, vendi deri më tani ka administruar mbi 144.73 milionë doza të vaksinave Covid-19.
Mbi 57.61 milionë kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 52.7 milionë janë vaksinuar plotësisht me të 2 dozat e nevojshme, shkruan Anadolu Agency.
Autoritetet po ashtu kanë administruar dozat e 3-ta përforcuese për mbi 26.6 milionë qytetarë të vendit.