Minsitri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes tragjike të policit L. H, përcjell InLajmi.
Sveçla ka shprehur ngushëllimet e sinqerta duke garantuar familjen Haxholli se kryesrsit e vrasjes do të dalin para drejtësisë.
AI ka shtuar se si ministër ka kërkuar që të ketë angazhim maksimal për zbardhjen e rastit!
Postim i i plotë i tij:
Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre”
“Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.
Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë/InLajmi/




















