Ushtria ukrainase tha se një ushtar i tyre u vra mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi nga separatistët pro-rusë.
Ngjarja ka ndodhur në lindje të Ukrainës
“Si rezultat i një sulmi me granatime, një ushtar ukrainas mori një plagë vdekjeprurëse”,raporton komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën Lindore.
Ushtria njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit me separatistët që nga orët e para të mëngjesit, krahasuar me 66 raste të tilla në 24 orët e mëparshme, raporton asociated press.
Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, gjë që është e ndaluar nga Marrëveshjet e Minskut, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Rusia raportohet se grumbulluar mbi 130.000 trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.