Një shpërthim i madh ka ndodhur në Luhansk në lindje të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Një shpërthim i 2-të sapo goditi qytetin e Luhanskut në rajonin e kontrolluar nga separatistët në Ukrainën lindore, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS duke cituar autoritetet lokale në republikën e vetëshpallur.
Gjithashtu videoja që po shpërndahet gjerësisht në mediet sociale po tregon një shpërthim të madh në Luhansk, në kryeqytetin dhe qendrën administrative të Republikës Popullore të Luhanskut separatiste të mbështetur nga Rusia.
Nuk pati raportime për viktima, shkruan National post.
Tensionet kanë qenë të larta në rajon pas pretendimeve të përsëritura të SHBA-së se Rusia po planifikon një operacion të rremë për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë. /InLajmi/
https://twitter.com/rianru/status/1494807636889452547