Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar fillimin e stërvitjeve strategjike bërthamore, duke lëshuar raketa balistike.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se stërvitjet kishin filluare, njofton agjencia e lajmeve RIA, duke cituar Kremlinin
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Putinit, mori pjesë në stërvitjet ushtarake së bashku me Putinin, transmeton lajmi.net
Ndryshe, tensionet në Ukrainë kanë nisur të theksohen sidomos këtë të shtunë, ku pak orë më parë u njoftua edhe për një ushtarë të vrarë nga forcat ruse.