Emisar Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka nisur ditën sot me një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë, përcjell InLajmi.
Lajçak, ka treguar se së bashku me Kurtin kanë biseduar lidhur me procesin e dialogut, gjegjësisht normalizimin e raporteve me Serbinë.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuam për herë të parë para 2 vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e 2 palëve”,ka shkruar Lajcak./InLajmi/