Kryefjala e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë vit është Ukraina dhe rreziku i pushtimit të saj nga Rusia. Qëndrimet e perëndimit janë të qarta – gatishmëri për veprim në rast sulmi të Rusisë, por edhe diplomaci.
Konferenca e Sigurisë në Mynih që i vazhdon punimet të shtunën është përqëndruar tek kriza e Ukrainës dhe konflikti me Rusinë. Pas fjalimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e bëri të qartë, se Rusia do ta paguajë një kosto shum,ë të lartë, nëse sulmom Ukrainën, në Mynih e mori fjalën edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris. Ajo deklaroi qartë në drejtim të Rusisë se do të ketë sanksione “të papara”, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Kamala Harris tha në Mynih të shtunën, se “ne kemi përgatitur sanksione ekonomike, që do të jenë të shpejta, të forta dhe të bashkërenduara”, tha ajo. “Në fokus do të jenë institucionet financiare ruse dhe industritë bazë.”
Zëvendëspresidentja amerikane theksoi bashkëpunimin e ngushtë me aleatët europianë dhe i siguroi partnerët e NATO-s dhe SHBA, në rast konflikti do të mbrojë anëtarët e saj. Në Ukrainë nuk do të ndërhyjmë si një vend jo anëtar, por Uashingtoni i qëndron besnik nenit 5 të aleancës së mbrojtjes, tha ajo, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve balltike për një agresion rus. SHBA do të forcojë krahun lindor të NATO-s. Për këtë ka një qëndrim mbipartiak në Uashington, shkruan DW.
Harris përforcoi qëndrimin amerikan, se megjithë tensionet, Shtetet e Bashkuara janë për një zgjidhje diplomatike me Rusinë.