Agjencionet e fluturimeve si Austrian Airlines dhe Lufthansa kanë anuluar fluturimet në disa zona të Ukrainës.
Kjo menjëherë pas thirrjes së autoriteteve qeveritare drejt qytetarëve që të mos udhëtojnë për në Ukrainë.
Austrian Airlines ka anuluar të gjitha fluturimet për në Kiev dhe Odessa deri në fund të shkurtit për shkak të situatës së sigurisë në Ukrainë.
Kështu ka thënë zëdhënësja e kompanisë Anna Pachinger.
Qyteti i Lviv nuk është prekur ende nga pezullimi, tha zëdhënësi, shkruan CNN.
Linja ajrore gjermane Lufthansa po pezullon gjithashtu fluturimet për dhe nga Kievi, transmetom Lajmi.net.
Pezullimi prek të gjitha nisjet duke filluar nga 21 shkurt deri më 28 shkurt.