Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve në Kosovë nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkaq gjatë 24 orëve janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
Në total numri i rasteve aktive është 5.073
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.
Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të. Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
Në total numri i rasteve aktive është 5.073/InLajmi/




















