Beatrix Ramosaj, ish -banorja e Big Brother Albania, e cila u komentua mjaftë shumë për lidhjen e saj brenda kësaj shtëpie së fundmi ka bërë një veprim shumë të bukur dhe të veçantë për Donald Veshaj, përcjell InLajmi.
Trixa e cila ditë më parë nuk hyri në shtëpinë e Big Brother VIP sepse siç u tha për shkak të një mosmarrëveshje, gjegjësisht një shakaje që u tha nga disa personalitete të humorit dhe Donaldit, duke e përmendur Bora Zemanin, ish të dashurën e tij, së fundmi po jep shenja se do të jetë në natën finale që do të mbahet sot.
Ish- banorja e BBV po tregon se po vazhdon ta mbështesë Donaldin përmes postimeve në rrjetet sociale derisa thotë se ai është numër një në shtëpinë më të famshme në BBV.
“Vazhdo zemër, ti je i pari për mua. Uroj më të mirën për ty “, ka shkruar ajo /InLajmi/