Ngjyrat e flamurit të Kosovës veshën disa monumente historike të shteteve mike të saj në 14 vjetorin e pavarësisë.
Sot 14 vjet më parë, Turqia ishte ndër shtetet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës dhe sot në këtë, në qytetin Bursa të Turqisë, Sahat Kulla mori ngjyrat e flamurit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Gjatë ditës së djeshme, një shatërvan në Zagreb shfaqi ngjyrat verdh e kaltër të Kosovës derisa edhe në Dubai e vende të tjera u bë po e njëjta.