Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrorv, gjatë një konferencë për media tha së se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas, përcjell InLajmi.
Ndërsa pas kësaj filluan reagime të një pas njëshme nga krerë të shtetit të Kosovës, se fundmi ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasi sipas tij kjo është një tjetër intrig e drejtuar kah shteti i Kosovës.
Pacolli, është shprehur së deklarata e Lavrov është pltësisht e pavërtetë, me qëllim që kosovarët të ushqejnë urrejtje ndaj shtetit ukrainas.
Kurse kreu i AKR-së në theks të veçantë ka vendosur qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij çdo qytetarë e ka të ndaluar të marrë pjesë në këtë konflikt.
Postimi i plotë i tij:
Kosova ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konfliktet e jashtme.
Deklarata e Lavrov është e pavërtetë dhe një përpjekje për të implikuar kosovarët në propagandën e tyre kundër Ukrainës. Përpjekjet për flamurin e rremë do të dështojnë, bota tani është e vetëdijshme për librin e lojërave të Kremlinit. /InLajmi/