Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve në një samit të Bashkimit Evropian të premten se situata në Ukrainë mbetet shumë shqetësuese dhe se ai kishte dëgjuar për raporte që vinin për disa viktima, transmeton InLajmi.
Deklarata e liderit francez vjen për gazetarët në prag të samitit të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet dhe situata e krijuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Macron shtoi se ai nuk kishte parë prova në këtë fazë të ndonjë de-përshkallëzimi rus në lidhje me Ukrainën, shkuran Reuters.
Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë të premten se planifikonin të evakuonin banorët e rajonit të tyre të shkëputur në Rusi, duke shënuar një kthesë dramatike në një konflikt që Perëndimi beson se Moska mund ta përdorë për të justifikuar një pushtim të Ukrainës. /InLajmi/