Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte ka qëndruar në Mynih të Gjermanisë, përcjell InLajmi.
Këtij qëndrimi i është bashkuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, qëndrimi në Mynih nuk ka përfunduar pa një kërkesë të nevojshme për shtetin e Kosovës.
Kryeminsitri Kurti ka bërë më dije që kan takiuar edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku nga ky i fundit kanë rithkesuar nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Kurtit 2 shtet i lidhin shumë gjëra si ajo e vlerave, synimet dhe interesat e përbashkëta ekonomike.
Postimi i plotë i tij:
Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në.
Takova kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /InLajmi/