Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar eurokomisionerin Johannes Hahn, i cili ka bërë të ditur se i ka kërkuar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian, përcjell InLajmi.
‘’Integrimi në BE ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Treguesit dhe performanca në sundimin e ligjit duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova eurokomisionerit për buxhet dhe administratë për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë’’, shkruan Kurti.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisëku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë./InLajmi/