Në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë së fundmi një shofer i kamionit e ka goditur një këmbësore derisa po e kalonte rrugën, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.
“I dyshuari vozitësi i kamionit, kishte qenë me kamion i ndalur para semaforëve në drejtim të qendrës së qytetit pasi që ishte drita e kuqe në semafor, por në momentin që ishte ndezur drita e gjelbër për lëvizje, vozitësi, i dyshuari duke mos e vërejtur fare një këmbësore e cila në momentin kritik kishte qenë duke e kaluar rrugën prej anës së djathtë në të majtë dhe e kishte biçikletën për dore. I dyshuari nga pakujdesia e godet direkt me pjesën ballore”,njoftoi Gjurkaj.
Këmbësorja menjëherë është dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/