Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj së fundmi i ka reaguar Sadri Ramabajës, anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Gecaj, konkretisht ka reaguar ndaj një deklarate të Ramabajës ku ky i fundit bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën “Guxo”
E zyrtari i LDK-së, tha se për ata që nuk e kanë kuptuar, LDK është aktive dhe do të qëndrojë përherë e fuqishme.
Postimi i plotë i tij:
Raportohet se “Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën Guxo”.

Halë në sy bre na kanë pas gjithherë … disa e kanë kuptuar e disa do të vdesin pa e kuptuar se jemi këtu për të qëndruar përherë e të fuqishëm!/InLajmi/