• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Butel: Vendimi përfundimtar për vizat, është i natyrës politike

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
18 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Butel: Vendimi përfundimtar për vizat, është i natyrës politike
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave, dialogun dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, qeverisjen aktuale, dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët.

Diplomatja franceze thotë se vendimi përfundimtar për vizat me qëndrim të shkurtër, më pak se 3 muaj, është i natyrës politike ngase ka të bëjë me kushtet e hyrjes në zonën Shengen.

“Vendimi përfundimtar për vizat me qëndrim të shkurtër është i natyrës politike, sepse ka të bëjë me kushtet e hyrjes në zonën Shengen. Ju rikujtoj në këtë drejtim se rregulloret për qëndrimet afatgjata të shtetasve jashtë BE-së (më shumë se 3 muaj duke përfshirë vizat e punës) janë një kompetencë kombëtare e shteteve anëtare”, thotë ajo në një intervistë për Front Online

E kjo çështje, sipas ambasadores Butel, do të vendoset në rendin e ditës të një mbledhje të Këshillit nga shteti që udhëheq Presidencën e BE-së, vetëm nëse sigurohet shumica në favor të liberalizimit.

Ajo thotë se në këtë fazë, ende ka shtete anëtare që kanë rezerva sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo thotë se gjatë kësaj periudhe është shënuar progres në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe përparimi në këto fusha po vazhdon, e këtë e kanë vlerësuar Komisioni Evropian dhe Parlamenti evropian. Ambasadorja Butel konsideron se Kosova të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit, por edhe të vë në pah progresin e bërë, veçanërisht në fushat që mund të ndikojnë në sigurinë ndërkufitare.

“Çështja e liberalizimit të vizave do të vendoset në rendin e ditës të një mbledhje të Këshillit nga shteti që udhëheq Presidencën, vetëm nëse sigurohet shumica në favor të liberalizimit. Megjithatë, në këtë fazë, disa shtete anëtare kanë ende rezerva. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit, por edhe të vë në pah progresin e bërë, veçanërisht në fushat që mund të ndikojnë në sigurinë ndërkufitare (lufta kundër migrimit të paligjshëm, mashtrimi me dokumente, trafikimi i armëve dhe narkotikëve, etj”,thotë ajo.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka folur edhe lidhur me dialogun Kosovë –Serbi duke përçuar kështu qëndrimin e shtetit të saj për arritjen e një marrëveshje finale.

Ajo thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se mundësia për të arritur një marrëveshje ndërmjet këtyre 2 shteteve do të mbetet pas zgjedhjeve në Serbi, që pritet të mbahen në prill.

“Nuk ka alternativë për Dialogun. Është një çështje sigurie për Kosovën, për Serbinë, për rajonin dhe për Evropën në tërësi. Status quo-ja nuk mund të jetë asnjëherë një opsion. Serbisë dhe Kosovës i takon të vendosin si për përmbajtjen e negociatave ashtu edhe për kalendarin e tyre”, tha ajo

Pas zgjedhjeve në Serbi në prillin e ardhshëm, do të ketë një dritare mundësie për këtë prej rreth 2 vitesh para zgjedhjeve evropiane të vitit 2024, dhe zgjedhjeve në Kosovë në vitin 2025.

“Kur të shfaqet një mundësi e tillë, duhet ta shfrytëzoni dhe të bëni gjithçka për të arritur një rezultat”,tha ajo.

Diplomatja franceze thotë se domosdoshmërish duhet të ketë kompromise nga të 2 shtetet në mënyrë që të gjitha palët të arrijnë një rezultat të pranueshëm.

“Negocimi për të arritur një rezultat të pranueshëm për të gjitha palët përfshin domosdoshmërish kompromise nga të 2 palët”,ka thënë ajo.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ka dhënë edhe mesazhe për qeverisjen aktuale në vend.

Ajo thotë se nuk mund të ndërtohet asgjë e qëndrueshme, e s’mund të ketë as prosperitet ekonomik e as perspektivë evropiane derisa nuk zgjidhet mosmarrëveshja që ka Kosovë me Serbinë.

Ajo thotë se arritja e një marrëveshje ndërmjet këtyre 2 vendeve është thelbësore.

“Por, mbi të gjitha nuk mund të ndërtohet asgjë e qëndrueshme, nuk mund të ketë prosperitet ekonomik, as perspektivë evropiane derisa të mos zgjidhet mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është thelbësore që më ne fund të arrihet progres në dialogun mes 2 vendeve”,tha ajo.

Ambasadorja Butel ka thënë se Kosova tani mund të përfitojë nga stabilitetit politik i cili i ka munguar vjetëve të fundit.

Ajo këtë qeverisje e sheh si mundësi që përmes saj të realizohen reformat që i duhen Kosovës.

Duke folur për qeverisjen “Kurti”, ajo ka përmendur zgjedhjet demokratike që mbajti Kosova që rezultuan me një qeveri me shumicë solide.

“Një vit më parë, pas zgjedhjeve, mënyrën demokratike dhe organizimin e mirë të të cilave e kanë theksuar të gjithë vëzhguesit, u formua një qeveri me shumicë solide. Kosova tani mund të përfitojë nga stabiliteti politik që i ka munguar vitet e fundit. Kjo është një mundësi që qeveria të mund të realizojë reformat që i duhen Kosovës”,tha ajo.

E, duke folur për krizën energjetike që ka përfshirë edhe Kosovës, ambasadorja franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, tha se pandemia me Covid-19 ka prekur rëndë ekonominë dhe kjo shpie edhe në çrregullim të furnizimit dhe rrjedhimisht në mungesa dhe rritje të çmimit të lëndëve të para, duke filluar nga energjia.

“Është një fenomen mbarë botëror. Është e kuptueshme që në këto kushte, marrja e vendimeve është e vështirë si për qeveritë ashtu edhe për kompanitë. Rasti i energjisë, qoftë nafta, gazi apo energjia elektrike, është më karakteristik, sepse çështja e çmimit, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në fuqinë blerëse të familjeve dhe konkurrencën e kompanive, i shtohen çështjet gjeostrategjike dhe angazhimet e marra në nivel evropian në drejtim të dekarbonizimit dhe zhvillim të qëndrueshëm”,tha ajo

Diplomatja franceze ka thënë se është e rëndësishme që Kosova sa më shpejt të miratojë një strategji energjetike që përcakton se cila do të jetë përbërja e burimeve energjetike të vendit në 10, 20 apo edhe 30 vitet e ardhshme.

“Vendimet që merren tani kanë të bëjnë me angazhime afatgjata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Kosova të jetë në gjendje të miratojë shpejt një strategji energjetike që përcakton se cila do të jetë përbërja e burimeve energjetike të vendit në 10, 20 apo edhe 30 vitet e ardhshme”,ka thënë ajo.

Ajo për fund, ka thënë se Kosova ka shumë reforma për të kryer dhe veçanërisht zbatimi i ligjeve ekzistuese.

Tags: FrancaLiberalizimiMarie Christine Butel
Postimi i mëparshëm

PSG me ofertë të veçantë për Mbappe

Postimi tjetër

Ibishi: AKI duhet të përqendrohet te bashkëpunimi ndërkombëtar

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Ibishi: AKI duhet të përqendrohet te bashkëpunimi ndërkombëtar

Ibishi: AKI duhet të përqendrohet te bashkëpunimi ndërkombëtar

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu