Banorja e Big Brother Vip, Beniada Nishani gjithmonë ka shprehur dashurinë për familjen e ngushtë dhe për të gjithë fisin e saj, shkruan InLajmi.
Ajo çdo mëngjes që prej fillimit të Big Brother gjente energjinë t’i përshendeste të gjithë fisin me plot dashuri.
Big Brother Vip ka vendosur ta mbledhë gjithë fisin e saj në një darkë për ta suprizuar Beniadën.
E natyrisht banorja u gëzua jashtëzakonisht shumë dhe u shpreh e emocionuar dhe e lumtur njëkohësisht.
Rikujtojmë që sonte është finalja e Big Brother Vip, ku edhe pritet të shpallet fituesi i këtij Big Brotheri.