Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Prizren-Vërmicë mes një veture dhe një kamioni, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur për gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime.
I aksidentuari është dërguar për tretman mjekësor dhe njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes. /InLajmi/