Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë momente me fëmijët dhe qytetarët e komunës që udhëheq në nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se për festën e pavarësisë, qyteti i Prizrenit u gjallëruar me atmosferë festive.
Ai bëri të ditur se në prizren po festohen me këngë e valle, derisa flamujtë e shtetit të Kosovës u valvitën anë e kënd Prizrenit.
Postimi i plotë i tij:
Në këtë ditë madhështore, në këtë festë të madhe për popullin e Kosovës, Prizreni u gjallërua me atmosferë festive
Flamujt u valvitën anë e kënd Prizrenit, festa, gëzimi e vallet pushtuan Shadërvanin.
Qytetarët e Prizrenit, fëmijët dhe shoqëritë kulturore e artisike, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren, i dhanë ngjyra dhe jetë kësaj feste.
Festofshim dhe u gëzofshim përherë!
Prizren/InLajmi/