Bashkia në Tiranë është mbuluar me flamurin e Kosovës, për nder të 14-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ndarë videon e mbulimit të bashkisë së Tiranës me flamurin gjigant të Kosovës.
“Dashni nga Tirana” ka shkruar Veliaj në rrjetin social facebook.
Përndryshe në kuadër të pavarësisë së Kosovës, përveç Veliaj edhe shumë krerë të lartë kanë uruar 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /InLajmi/