Kosova feston sot 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, përcjell InLajmi.
17 shkurti 2022 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 14 vjet prej kur është shpallur i pavarur.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar me fjalët më mira Pavarësinë e Kosovës, derisa ka shprehur mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë.
Ndërsa ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova gjithmonë do të jenë krah njëra tjetrës.
Postimi i plotë i tij:
GËZUAR KOSOVË E DASHUR!
Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës!
🇦🇱 🇽🇰 gjithmonë krah njëra-tjetrës!/InLajmi/