Këtë të enjte në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, raporton InLajmi.
Osmani teksa uroi 14 vjetorin e Pavërësisë së Kosovës, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë ditë që të gjithë po e gëzojmë.
“Edhe këtë ditë dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetin që e kemi, duke filluar nga presidenti Ibrahim Rugova, që diti ta qartësojë vullnetin e popullit të Kosovës para botës dhe të krijoj miqësi që sot i gëzojmë, e duke vazhduar me mbi 3.000 dëshmorë që flijuan jetë e tyre”,tha presidentja Osmani.
Ajo tha se sakrifica për shtetin ka qenë e madhe, me mbi 13.000 civilë të vrarë, 20.000 të mbijetuara të dhunës seksuale, mbi 130.000 shtëpi të shkatërruara e mbi 1.600 të zhdukur janë plagë akoma e hapur./InLajmi/