Sot 14 vite Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran, e pikërishtë në datëlindjen e shtetit tonë, në oborrin e Qeverisë, është ngritur flamuri i Republikës së Kosovës, raporton InLajmi.
Me nderime të larta shtetërore u ngrit flamuri i Kosovës pjesë e kësaj ceremonie ishin presidentja Vjosa Osmani, kryparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në këtë ditë të shpalljes së Pavarësisë, nuk ka sesi të mos i kujtojë të rënët për këtë ditë.
“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi sesi të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjen e më pastaj në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti
E kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo ditë po fillon me simbolikë me ngritjen e flamurit, ashtu siç do të qëndrojë shteti i Kosovës.
“Këtë ditë po e fillojmë, është një simbolik që shteti jonë do të qëndrojë lartë dhe përgjithmonë. do ta shënojmë me aktivitetet të ndryshme ashtu siç e meriton”, tha Konjufca.




















