Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me publikimin e dokumentit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elekterike, duke e cilësuar si skandaloz, përcjell InLajmi.
Molliqaj theksoi se protesta që PSD-ja kishte bërë ditë më parë kundër shtrenjtimit të energjisë bëri që ZRRE-ja të detyrohet ta shpalosë këtë mashtrim.
Sipas kreut të PSD-së, ky dokument që është publikuar tregon se çmimi është rritur për të gjithë sepse tarifat për ata që shpenzojnë deri në 800 kw rritja është për 21% ndërsa tarifa e lartë është rritur për 311.11% dhe më e ulëta për 311.4%.
Molliqaj tha se duke i parë këto tarifa të larta të energjisë, tash po e kuptojmë se pse hezitohej që të mos publikohej ky dokument dhe pse po tentohej të shitet nga propaganda.
Në fund kreu i PSD-së theksoi se mobilizimi qytetar po ka efekt sepse sipas tij ky vendim i dëmshëm u frenua pjesshëm mirëpo përpjekjet duhet të jenë ende për të ndaluar plotësisht.
Postimi i plotë i tij:
PROTESTA JONË SHFAQI MASHTRIMIN E TYRE
E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kWh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%.
Tash po e kuptojmë se pse tentuan të kalojnë pa e publikuar vendimin. Sepse vendimi është shumë më skandaloz se që u tentua të na shitej nga propaganda.
Prandaj vetëm pas protestës tonë te zyret e ZRrE-së, dhunës policore ndaj aktivistëve dhe arrestimit dhe mbajtjes për 3 ditë në burg i 6 aktivistëve, qeveria dhe ZRrE u detyruan që të publikojnë mashtrimin e tyre.
Mobilizimi qytetar po ka efekt. Ne e frenuam një vendim te dëmshëm, por nuk e kemi ndalur plotësisht. Prandaj përpjekjet duhet të jenë të përditshme dhe të përbashkëta.
PS: Shpërndajeni sa më shumë këtë ilustrim ku tregon infot që qeveria do që t’i fsheh. /InLajmi/