Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth Manastirit të Deçanit, i cili ka thënë se ai vendim është i regjimit të Sllobodan Milloshevicit.
I pyetur rreth kërkesës e SHBA-ve që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë marr nga regjimi i Milloshevicit nuk duhet të pranoheshin si qeverisje të zakonshme demokratike.
“Ne kemi rezervën tonë për vendimet e regjimit të Milloshevicit, të cilat çuditërisht janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar sikurse lëndët tjera”, tha Kurti për të shtuar se për Manastirin e Deçanit kanë nevojë që të trajtohen në dialog, në një intervistë në RTK.
Kurti foli edhe për dialogun duke thënë nga dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
“Ne nuk jemi kundër atyre por është Serbia kundër nesh. Edhe faktori ndërkombëtar është duke u bindur se ne jemi kreativ dhe në rrugë të drejtë”, tha Kurti.
















