Në ditëlindjen e 14 të Kosovës si shtet i pavarur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se duhet t’i kujtojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan për pavarësi, raporton InLajmi.
“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi se si të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjes në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”,tha Kurti./InLajmi/