Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast ka folur edhe për mosnjohjen e gjysmës së vendeve myslimane të Organizës së Bashkëpunimit Islam (OIC).
“Mendojmë se është gabim tejet i madh që disa prej vendeve me popullatë shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën”, ka thënë Kurti. Mendoj se janë dezinformuar nga Serbia. Dhe disa prej tyre e bëjnë këtë sepse mbajnë lidhje të ngushta me Federatën Ruse”.
“Sidoqoftë, i inkurajoj të gjitha vendet e botës, për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes të së drejtës së popujve për liri dhe vetëvendosje, të njohin pavarësinë e Kosovës”.
Kurti gjithashtu ka komentuar edhe mos-njohjen e Kosovës nga Palestina.
“Mendoj se, sikurse se ne që e dimë se sa shumë kanë vuajtur [palestinezët], as ata nuk duhet të neglizhojnë vuajtjen e shqiptarëve në Kosovë, të cilët i kanë mbijetuar gjenocidit të Serbisë”, u përgjigj kryeministri.
Albin Kurti mohoi se vendimi i administratës së Donald Trump që Jeruzalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit ka të bëjë me hostilitet ndaj pozicionit palestinez.
“Kjo s’ka asgjë të bëhë me qëndrimin tonë drejt popullit palestinez dhe kauzës së tyre”, tha ai. “Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Palestinën, me Autoritetin Palestinez dhe palestinezët si popull”.
Kurti për qeverinë që e udhëheq
“Me qeverinë tonë ne po e bëjmë betejën kundër korrupsionit.Nuk ka më tolerancë ndaj korrupsionit. Ne po rrisim edhe ekonominë. Si shembull, vitin e kaluar 2/3 e eksporteve më shumë se vitin e kaluar. Të hyrat në buxhet u rritën për 1/3”, tha ai në një intervistë dhënë për “Arab News”.
Kurti gjithashtu tha se nuk mjafton vetëm “të mos jesh i korruptuar”, por duhet që “të mos jesh as i korruptueshëm”. Dhe një gjë të tilllë e shënjoi si element kyç të strukturës së tij qeveritare, transmeton Albanianpost.com.
“Ne miqëve dhe aktivistëve u themi: kushdo që dëshiron të pasurohet, provoni fatin dhe aftësitë tuaja në sektor privat. Në shërbim publik të institucioneve shtetërore, ju supozohet që të shërbeni. Pra, shërbimi është vokacioni ynë, deri në aftësitë dhe dijet tona më të mira”, tha ai.