Obeliski i NEWBORN në kryeqytet si çdo vit tjetër edhe në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka ndërruar pamje, raporton InLajmi.
Autori i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili, ka treguar se pamja e re u ka pëlqyer të gjithë atyre që e kanë parë, derisa foli për idenë e ndryshimit të pamjes, kësaj here.
“Këtë herë deshëm që fokus ta kemi gruan. Gratë e suksesshme që po na zbardhin fytyrën. Por në anën tjetër çdo ditë po dëgjojmë lajme se po vriten gra nga burrat derisa këta të fundit po shpëtojnë me nga 6 muaj burg”,tha Ismaili.
E pamja e re të NEWBORN, Ismaili tha se ka një mesazh.
“Grave duhet me ju dhanë krah me i përkrah. Patrikalizmi duhet me marrë fund”,tha ai./InLajmi/