Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se do t’i kujtojmë përherë të gjithë ata që fliuan jetë e tyre për këtë ditë që po e gëzojmë ne, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se sot është dita kur shohim përpara dhe projektojmë të ardhmen e shtetit tonë, duke falenderuar të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit, ish-presidentin Rugova, familjen Jashari si dhe të gjithë miqtë tanë!
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Urime për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribouan për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin Rugova. Kujtojmë sakrificën e familjes Jashari, e cila simbolizon sakrificën më sublime për këtë ditë të shenjtë. Kujtojmë historinë tonë të lavdishme, përpjekjet dhe sakrificat e shumë gjeneratave që rrugëtuan qëndrueshëm drejt kësaj dite të madhe.
Po ashtu, shprehim mirënjohjen e thellë ndaj miqve tanë për mbështetjen e luftës tonë për liri dhe pavarësi, të cilët na dolën në mbrojtje në ditët më kritike për popullin tonë.
Sot është dita edhe kur shohim përpara dhe projektojmë të ardhmen e shtetit tonë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!