Sot shteti i Kosovës mbushi plotë 14 vite si një shtet i pavarur dhe demokratik, që këtu ka arritur më shumë mund dhe sakrifica, përcjell InLajmi.
E pikërisht në këtë ditë të lavdishme për popullin shqiptar aq më e rëndësishme është për ata dhanë gjithçka për këtë dite, e ditën e sotme ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi ti uroj prindërit e tij në këtë 14 vjetor por kësaj radhe nga Haga.
Gjatë këtij urimi ai përveç familjarët ka uruar edhe popullin shqiptar duke i dhënë një mesazh të jashtëzakonshem dhe prekës, Thaçi ka inkurajuar qytetarët e Kosovës ta gëzojn shtetin.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, ku edhe ai ka shkruajtur disa fjalë të ndjeshme dhe domethënëse, ku sipas tij babai i tij nuk ishte pranë familjës gjatë luftës por ishte në mbrojtje të shtetit, ndërsa tash edhe pse në liri po mbahet në Hage.
Djali i Thaçit këtë ndarje nga i ati e ka quajtur “Çmim i lirisë”. /InLajmi/