Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj ka uruar për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se mungesa e ish-krerëve sot për pavarësinë e Kosovës është e padrejtë.
Deputeti i AAK-së u shpreh se është i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
Në fund Haradinaj thotë se pafajësinë e çlirimtarëve do ta vërtetojë së shpejti drejtësia.
Postimi i plotë i tij:
Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë.
I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia. /InLajmi/