Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar qytetarët e Kosovës në nder tër 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përcjell InLajmi.
Erdogan ka thënë se me Kosovën ka miqësi historike si dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk./InLajmi/